Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > At Nikolla Xhufka demanton lajmin se kisha e Janullatusit dha leje për meshën për genocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

At Nikolla Xhufka demanton lajmin se kisha e Janullatusit dha leje për meshën për genocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Gjatë ditës së sotme Top Channel ka raportuar se në Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u mbajt një meshë përshpirtjeje në kujtim të gjithë shqiptarëve ortodoksë të Çamërisë që u vranë gjatë genocidit të forcave zerviste më 1944, shkruan Arbëria TV.

Tutja u tha se  se lejen për mbajtjen e kësaj meshe e dha Kisha Ortodokse e Janullatusit.

Këtë lajm e ka demantuar para pak çastesh At Nikolla Xhufka, duke thënë se e gjithë kjo është një gënjeshtër, pasi Janullatus nuk u pyet fare për këtë meshë.

Reagimi i plotë:

Deklaratë!
U tha që sot ” Kisha Ortodokse” e Janullatusit i dha leje një prifti në Tiranë( At Kristo) që të mbante një meshë për genocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
E gjitha kjo është një gënjeshtër e madhe ,sepse Janullatus nuk u pyet fare për këtë Meshë ,por vet Prifti i asaj Kishe At Kristo ka mbajtur kete Meshë përkujtimore me kërkesen e besimtarëve .
Pra Janullatus nuk ka dhën leje për asgjë,dhe në si Kisha e Fan Nolit në Elbasan e bekojme këtë vepër të këti kleriku dinjitoz.
( prifti në fjalë para disa vitesh ju hoq rroga nga Janullatus 6 muaj vetëm sepse bëri meshë pë Fan Nolin)

Themes by WordPress