Pas fitores dramatike të Anglisë ndaj Sllovakisë në raundin e 1/16 së finales të Euro 2024, mesfushori Jude Bellingham dha një deklaratë emocionuese, duke ndarë ndjenjat e tij për këtë moment të rëndësishëm.
Bellingham tregoi një paraqitje të jashtëzakonshme, duke kontribuar në mbrojtje dhe në sulm, ku u shpall edhe ‘Lojtar i ndeshjes’.
Mesfushori shënoi gol në minutën e pestë të kohës shtesë, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, ku anglezët fituan fal golit të Harry Kane.
“Të luash për Anglinë është një gjë e mrekullueshme, por është gjithashtu shumë presion. Të jesh në fushë dhe të shënosh gola për mua është një çlirim, është një moment shumë i lumtur”.
“Ne luajtëm mirë, përveç golit të tyre. U futëm në situata të mira dhe mund të ishim më klinik, por gjëja kryesore që treguam ishte karakteri”.
“Kanë mbetur 20 ose 30 sekonda dhe ishim jashtë Kampionatit Evropian dhe disponimi tani ka një ndryshim të madh. Është një moment i madh, por është një turne i gjatë dhe do ta dimë vetëm nëse vazhdojmë dhe fitojmë kupën. Do të shohim në dy javët e ardhshme se sa e rëndësishme ishte ky gol”, deklaroi Bellingham.
Mesfushori i Real Madridit kishte katër duele të fituara, tri ndërhyrje vendimtare, një pasim kyç dhe një gol ndaj Sllovakisë.
Me këtë fitore, Anglia avancon në çerekfinalet e Euro 2024 dhe do të përballet me Zvicrën.