Autobusi është hasur të ketë ndaluar në një vend jo të denjë për trafikun, ndërsa nga pamjet shihet momenti kur një ngasës i një autobusi tjetër ndër urban, ndalon dhe i pyet për t’u ofruar ndihmë kolegëve të tij, ku po tentonin ta trajtonin pasagjeren.

Për shkak të ndalesës së autobusit si pasojë e rastit, disa udhëtarë që prisnin linjën në njërin stacion të Fushë Kosovës shfaqën edhe ankesa për vonesën e tij.