Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Shëndeti mendor – Hipertensioni dhe ndikimi i tij tek demenca

Shëndeti mendor – Hipertensioni dhe ndikimi i tij tek demenca

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, demenca është një term që përshkruan një grup simptomash: si humbja graduale e kujtesës, rënia e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe problemet me komunikimin

Prekja e funksioneve konjitive shoqërohet shpesh, dhe zakonisht paraprihet, nga përkeqësimi i kontrollit emocional, sjelljes shoqërore dhe motivimit.

Demencat si sëmundje, ndahen në dy grupe të mëdha: demenca degjenerative dhe  jodegjenerative.

Rreziku i demencës përfshin:

  • Moshën,
  • Trashëgiminë genetike,
  • Përdorimin e tepruar të alkoolit,
  • Hipertensioni
  • Duhanpirja
  • Kolesteroli i lartë.
  • Ngushtimin e enëve të gjakut

Sipas ISHP-së demenca konsiderohet ndër sëmundjet më të keqinterpretuara ditët e sotme për arsyen se disa mendojnë që ajo vjen me moshën dhe për pasojë nuk ka trajtim  ose ngatërrohet me sëmundjen Alzheimer.

Sipas  Organizatës Botërore të Shëndetësisë,  aktualisht në botë jetojnë rreth 47.5 milionë njerëz me demencë, shifër që mund të arrijë në 75.6 milionë në vitin 2030 dhe të trefishohet në 2050-n. .

Hipertensioni Dhe Ndikimi i Tij Tek Shëndeti Mendor

Kur hipertensioni mbetet i patrajtuar, ai mund të jetë shumë i dëmshëm jo vetëm për zemrën por edhe për trurin.

Sipas studimeve të Harvardit të cilave u referohet AgroWeb.org, çdo rritje e tensionit të gjakut në moshë madhore, sado e vogël të jetë, rrit rrezikun e demencës me 30 përqind në 20 vitet e ardhshme.

Njerëzit mund ta luftojnë këtë rrezik, duke u kujdesur për tensionin e gjakut dhe duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekut.

Prevalenca e Hipertensionit Në Shqipëri

Prevalenca e hipertensionit në vendit tonë po rritet ndjeshëm.

Të dhënat e analizave të 122,000 personave të kryera gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, treguan se 46 përqind e tyre vuanin nga tensioni i lartë i gjakut.

Nga ana tjetër, Instituti i Shëndetit Publik  të cilit i referohet AgroWeb.org, ka paralajmëruar një rritje prej  70% të nivelit të vdekshmërisë për shkak të hipertensionit

Të njëjtat të dhëna tregojnë se hipertensioni prek ndjeshëm të dyja gjinitë.

Megjithatë shumë prej femrave dhe meshkujve në vendin tonë nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë problem.

Ushqimet Me Antioksidantë Kundër Hipertensionit Dhe Demencias

Ekspertët thonë se njerëzit që hanë rregullisht ushqime të pasura me antioksidantë janë 40% më pak të prirur të vuanin nga kjo sëmundje.

Ekspertët sqarojnë se në botë gjenden shumë lloje antioksidantësh, por të duhurit kundër problemeve me trurin dhe enët e gjakut, vijnë nga çaji, molla, dardha, boronica dhe luleshtrydhet.

Një sasi e larmishme dhe e duhur me antioksidantë është 7 filxhanë çaji boronica ose 8 mollë ose dardhë dhe 19 filxhanë çaji në muaj.

Sasi e pakët antioksidantësh është të konsumosh më pak se dy mollë në muaj.

Studiuesit thanë se flavonoidët mbajnë larg inflamacionin nga truri dhe mbrojnë qelizat e tij në funksionet e tyre optimale duke penguar kështu sëmundje të rrezikshme.  /AgroWeb.org

Powered by WordPress