Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur në konferencë për shtyp pas kualifikimit në çerekfinale të Euro 2024.
Zvicra e mposhti të shtunën mbrëma Italinë, kampionen aktuale, me rezultat 2:0.
Xhaka ishte prej më të mirëve. Kishte paraqitje gati të përkryer në mesin e fushës. Ka lënë plotësisht në hije italianët.
“Jam shumë krenar për të gjithë. Ajo që kemi arritur është më se e veçantë. Të luash kështu në këtë nivel, të luash me këtë energji ndaj një kundërshtari të madh, është speciale. Dhembja nga humbja e tri vjetëve më parë ishte ende prezentë”, ka thënë Xhaka.
“Disiplina që kishim ishte e shkëlqyer. Nuk e dimë sa larg do të shkojmë, por do të jemi gati”, ka shtuar Xhaka.
A mund ta fitojë Zvicra Evropianin? Përgjigjet Xhaka
“Nuk do të them tani se do ta fitojmë Kampionatin Evropian. Por do të them se do të japim çdo gjë nga vetja. Synimi i parë ishte kalimi i fazës grupore, i dyti kalimi në çerekfinale. Tani Anglia apo Sllovakia na presin. E kam ndjenjën që ende nuk jemi në fund”.