Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Orvatja me top nuk e ndihmon Anglinë, Sllovakia mbyll pjesën e parë me epërsi

Orvatja me top nuk e ndihmon Anglinë, Sllovakia mbyll pjesën e parë me epërsi

Sllovakia e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 përballë Anglisë në 1/8 e finales ndaj Anglisë.

Sllovakët e nisën shumë mirë takimin, duke sulmuar Tre Luanët nga të dy krahët.

Sulmet e njëpasnjëshme të tyre bënë që Marc Guehi të ndëshkohet me karton të verdhë qysh në minutën e tretë dhe nëse Anglia kalon në çerekfinale, mbrojtësi do të mungojë.

Pas dy minutash, David Hancko krijoi rastin e parë serioz për Sllovakinë, por që goditja e tij nga afër përfundoi ngjitur shtyllës së djathtë.

Në minutën e 12-të, Lukas Haraslin lëshoi një goditje të fuqishme, por që mbrojtja e Anglisë ishte e vëmendshme.

Për një faull brutal me karton të verdhë u ndëshkua edhe Jude Bllingham (17’), që e ndaloi një lojtar të Sllovakisë me një zgjatje të këmbës.

Rastin e parë serioz për Anglinë e krijoi Phil Foden (21’), që u rrëzua në zonë, por që gjyqtari Hamit Umut Meler sinjalizoi se nuk ka penallti dhe loja duhej vazhduar.

Katër minuta më vonë, Ivan Schranz heshti lojtarët dhe tifozët anglezë, kur realizoi për 1-0.

Anglia më pas u aktivizua me të gjitha forcat në sulm, por që Sllovakia tashmë kishte fituar besimin se mund ta dëmtonte kombëtaren angleze nga çdo hapësirë që u jepej.

Lojtarët anglez vazhduan të orvateshin me top në këta 45 minutat e parë, ndërsa pasime të gabuara dhe dhe mos ndërtimi i aksioneve të mirëfillta u kushtoi me këtë disavantazh.

Në pjesën e dytë me gjasë pritet një lojë me agresive dhe sulmuese nga Anglia, në mënyrë që së paku të barazojnë rezultatin.

Powered by WordPress