Ai nuk ka dyshim se është njëri nga personazhet publike më të përfolur për jetën private.
Bëhet fjalë për Blero Muharremin, këngëtarin që ka spikatur gjithnjë me lidhjet e tij të dashurisë.
Së fundmi mori vëmendje të madhe për intervistën që realizoi me ish-bashkëshorten e tij, blogeren Afrona Dika.
Ata zbuluan arsyet që çuan në ndarje, duke treguar për shumë gjëra të tjera që publiku nuk dinte.
Artisti në anën tjetër gjatë një interviste tha se këtë e ka bërë për inat të ish-të dashurës së re, asaj që i referohej ‘bebi’.
I njëjti ka bërë lëmsh të gjithë me deklaratat, ndonëse mori vëmendje edhe me një postim tjetër.
45-vjeçari postoi një video nga makina, ku shihej këmba e një vajze dhe shkroi: “Përshëndetje bebe”.
Ky la të kuptohet se mund të jetë rikthyer sërish me partneren e re.