Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Përse duhet ta bëni qepën pjesë të rutinës tuaj të bukurisë

Përse duhet ta bëni qepën pjesë të rutinës tuaj të bukurisë

Qepët nuk janë vetëm një përbërës gatimi, por ofrojnë edhe disa përfitime të pabesueshme për bukurinë tuaj.

Ato janë pasura në polifenole, të rëndësishme në parandalimin dhe ndalimin e përparimit të diabetit, kancerit, sëmundjeve neurodegjenerative dhe kardiovaskulare.

E megjithatë seketi i vërtetë i fuqisë së qepëve është se ato janë të ngarkuara me kuercetinë, një antioksidant i fuqishëm.

Duke lënë mënjanë aromën, një maskë për fytyrën me qepë mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj.

Përmbajtja e lartë e squfurit, vetitë antibakteriale, anti-mikrobike dhe anti-inflamatore e bëjnë atë një trajtim ideal për aknet.

Qepa jo vetëm që është përdorur kundër akneve por edhe për të zbehur plagët dhe pikat e errëta kudo në trup.

Qepët e kuqe funksionojnë më së miri për këtë qëllim. Nëse preferoni të mos lyeni të gjithë fytyrën tuaj, thjesht aplikoni lëngun e qepës direkt tek shenjat.

Llojet e maksave që mund të provoni

Për lëkurën:

Qepë dhe vaj ulliri – Përzieni sasi të barabarta qepe dhe vaj ulliri, aplikojeni në vendin që dëshironi dhe shpëlajeni pas 20 minutash.

Qepa dhe mjalti – Mjalti ka veti antibakteriale dhe ndihmon lëkurën tuaj të ruajë lagështinë. Përzieni sasi të barabarta mjalti dhe lëng qepe dhe lëreni maskën për 20 minuta.

Qepë dhe kos – Masazhoni sasi të barabarta të lëngut të qepës dhe kosit në fytyrën tuaj për 10-15 minuta. Acidi laktik në kos pastron poret dhe inkurajon qarkullimin e qelizave.

Për flokët

Të njëjtat përfitime të qepës që e bëjnë atë të shkëlqyer edhe për lëkurën e kokës dhe flokëve tuaja!

Ato janë përdorur prej kohësh si një trajtim për rrallimin e flokëve dhe ndihmojnë në reduktimin e zbokthit, duke i lënë flokët tuaja me shkëlqim dhe të mëndafshta.

Ju mund të provoni të përzieni sasi të barabarta të lëngut të qepës dhe vajit të kokosit, mjaltit ose vajit të ullirit.

Lyeni flokët dhe lërini një orë ose përgjatë natës dhe në fund shpëlajini me ujë të ngrohtë./AgroWeb.org

Powered by WordPress