Ka përfunduar gara e madhe e Formula 1 në Austri, ku si fitues është dalë piloti i Mercedes, George Russell.
Kjo fitore e britanikut në Austri erdhi për shkak të një incidenti mes Verstappenit dhe Norrisit në xhirot e fundit, shkruan Indeksonline
Në pozitën e dytë u rënditë piloti i McLarenit, Piastri, kurse vendin e fundit në podium e kapi Carlos Sainz i Ferrarit.
Verstappen e mbylli garën në pozitën e pestë, kurse Lando Norris u dashtë ta ndërpriste garën për shkak të incidentit që e pati.
Kujtojmë që gara e ardhshme do të jetë në Britaninë e Madhe.
GEORGE RUSSELL WINS A CRAZY AUSTRIAN GRAND PRIX!! #F1 #AustrianGP pic.twitter.com/FiqMp2nfFT
— Formula 1 (@F1) June 30, 2024