Dëshira për të pasur një trup të nxirë sa më shpejt që të jetë e mundur, i shtyn njerëzit të përdorin produkte nga më të ndryshmet që shpesh janë të dëmshme
Një nga produktet që shërben më së miri si vaj nxirës dhe zbutës për lëkurën është vaji i ullirit.
Ai është fantastik për nxirje sepse përthith nxehtësinë e diellit.
Si Të Përdorni Vajin e Ullirit Për Nxirje
Vaji më i mirë për nxirje është padyshim ai ekstra i virgjër.
Vajrat e tjerë të industrializuar të ullirit përmbajnë substanca artificiale që nuk janë të përshtatshme për lëkurën dhe nuk ofrojnë nxirjen e dëshiruar por djegien e lëkurës.
Për aplikimin e tij, ekspertët këshilljnë përdorimin e një nape apo peshqiri të hollë të cilin duhet ta lagni me vaj ulliri dhe më pas me të të lyeni të gjithë trupin, përfshirë fytyrën.
Qëndroni 30 minuta në diell dhe më pas lyeni pjesën e mbrapme të trupit dhe qëndroni përmbys për 30 minuta të tjera.
Kjo kohë është mëse e mjaftueshme për një nxirje të shëndetshme të lëkurës.
Nxirja e lëkurës që përfitohet nga vaji ekstra i virgjër i ullirit është më e thellë dhe përfitohet në një kohë të shkurtër.
Rreziqet e Përdorimit të Vajit të Ullirit Për Nxirje
Nëse ju përdorni një sasi të madhe të vajit të ullirit direkt në lëkurë, kjo e fundit do ta ketë të vështirë ta përthithë plotësisht.
Në lëkurë do të krijohet një shtresë e trashë e cila do të përthithë pluhura që më pas shkaktojnë puçra dhe akne.
Njerëzit që kanë lëkurë të yndyrshme nuk duhet të përdorin vaj ulliri në lëkurë sepse mund të nxisë më tej prodhimin e yndyrës duke shkaktuar kruarje dhe skuqje të lëkurës.
Mos e përdorni kurrë vajin e ullirit dhe as vajra të tjerë tek fëmijët dhe të miturit kur ekspozohen në diell sepse mund të shkaktojnë alergji dhe irritime të lëkurës./AgroWeb.org