Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Lukova manhit të huajt, europianët pushojnë në Jug të Shqipërisë

Lukova manhit të huajt, europianët pushojnë në Jug të Shqipërisë

Lukova, dalluar për kombinimin e malit me detin ka qenë gjithnjë një destinacion i pëlqyer për shqiptarët.

Tashmë  fshati turistik po tërheq dhe shumë të huaj.

Vizitorët janë nga shtete të ndryshme të Europës.

Për Masimon nga Italia që e viziton për herë të parë Lukova ishte një surprizë.

“Jam Masimo nga Rimini dhe erdhem me miken time qe te marten, erdhem nga Tirana. Tirana ishte nje qytet qe me pelqeu shume, pastaj shkuam ne Vlore, edhe Vlora ishte e bukur. Pastaj erdhem ne Sarande dhe ketu do te qendrojme me gjate, ky plazh ketu ne Lukove me pelqen se ka qetesi dhe nje uje shume te paster, haet shume mire, dhe jua keshilloj gjithe te rinjve te vijne sepse eshte nje eksperience shume pozitive.”

Edhe Sasha nga Polonia vjen për herë të parë në këtë fshat.

Ajo e ka të vështirë të gjejë diçka që nuk i pëlqen.

“Quhem Sasha dhe vij nga Polonia, jam infermiere. Kemi ardhur ketu per here te pare me miqte tane, eshte nje vend shume i bukur, nje shtet ne pergjithesi shume i bukur, me pelqejne malet, sigurisht dhe plazhet me ujin kaq te paster por malet me shume, nuk kam pare nje vend me bukuri kaq te madhe. Nuk e di nese ka ndonje gje qe nuk me pelqen ketu, njerezit jane shume te mire, ushqimi shune i mire vetem se ndonjehere moti eshte shume i nxehte”.

Nga shezloni i plazhit po planifikon pushimet e ardhshme në këtë fshat.

“Ne qe tani kemi bere plane per tu rikthyer ketu, ishim ne Durres, ishte bukur edhe atje, por eshte e sigurt se vitin tjeter do te vijme ketu me pushime. Qe tani kam marre qindra mesazhe ne Instagram, kur kam postuar foto nga ketu, miqte e mi me thone se ku eshte ky vend kaq i bukur, oh zot ku je aty, paska vetem peme, reagimet e tyre jane waw, ky det kaq i mrekullueshem eshte normale ky reagim.”

Natyra e çmimet e arsyeshme e kanë kthyer Lukovën në një prej fshatrave tërheqës të jugut të vendit.

Themes by WordPress