Përmes një njoftimi në rrjetet sociale sot (30 qershor), Barcelona konfirmoi largimin e dy futbollistëve para sezonit të ri.
Bëhet fjalë për dyshen Marcos Alonso dhe Joao Felix që nuk do të jenë pjesë e blaugranasve për sezonin e ardhshëm.
Spanjolli iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë nga Chelsea teksa me fanellën e tyre kishte bërë 45 paraqitje për dy sezone.
Sidoqoftë, Alonso startoi në vetëm tri takime në La Liga sezonin e kaluar dhe tani klubi ka konfirmuar se janë pajtuar për largimin e tij këtë verë, pasi vendosën të mos aktivizojnë opsionin e rinovimit të kontratës.
LATEST NEWS | Marcos Alonso not to continue with FC Barcelona pic.twitter.com/Jmt9Tv9Eb4
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 30, 2024
Tek Barcelona nuk do të vazhdojë as portugezi Joao Felix i cili u bë pjesë e tyre në formë huazimi nga Atletico Madridi.
Vlen të theksohet se transferimi i Felixit kishte gjeneruar shumë emocione tek tifozët verën e kaluar, ani pse paraqitjet e tij të përgjithshme nuk ishin aq të mira pasi Barcelona e përfundoi sezonin pa trofe të fituar.
Ai tani do të rikthehet tek Atletico Madridi sapo të përfundojë Euro 2024, por është e sigurt se nuk do të vazhdojë të jetë pjesë tyre dhe do të duhet të gjejë një ekip të ri, megjithëse momentalisht situata është e paqartë pasi ekzistojnë mundësitë që Felix të luajë sërish për Barcelonën nëse blihet përfundimisht kartoni i tij
🚨🔵🔴 Barcelona official statement: “João Félix, not to continue with Barça”.
“Thank you, João”.
Loan move from Atletico Madrid expires today. pic.twitter.com/mAzt0fi5XI
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 30, 2024