Kampionia në fuqi e Evropës, Italia është eliminuar nga Kampionati Evropian “Gjermania 2024”.
Të shtunën në Berlin, Italia është mposhtur nga Zvicra, që është bërë ekipi i parë që ka avancuar në çerekfinale të “Euro 2024”.
Zvicra triumfoi me rezultatin 2:0 kurse golat u shënuan një në pjesën e parë dhe një në të dytën. Remo Freuler (37’) e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes kurse fitoren Zvicra e konfirmoi Ruben Vargas që realizoi në minutën e 46-të.
Te Zvicra edhe në këtë ndeshje ishte i pazëvendësueshëm kapiteni Granit Xhaka kurse në stol ishin Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari që nuk u aktivizuan fare.