Ademola Lookman mund të rikthehet në Ligën Premier pas dy viteve të kaluara në Serie A te Atalanta.
Sulmuesi nigerian i lindur dhe rritur në Angli, nuk arriti asnjëherë të lë gjurmë në elitën e futbollit anglez dhe u desh të transferohet te Atalanta për tu bërë protagonist.
Lookman ka pasur një sezon fantastik me bergamaskët të cilën e kurorëzoi me një tre golësh në finalen e Ligës së Evropës, duke i siguruar skuadrës italiane trofeun e parë evropian.
Megjithatë Lookman mund të rikthehet në Angli, ku më parë ka veshur fanellat e Evertonit, Leicester Cityt, Fulhamit dhe Chalrton Athletic.
The Sun ka raportuar se top skuadrat angleze si Liverpool, Chelsea dhe Manchester United e kanë bërë prioritet nënshkrimin e sulmuesit këmbëshpejtë.
26-vjeçari dëshiron rikthimin në Angli për të lënë gjurmë, pasi është larguar më parë pa arritur të jetë protagonist.
Ishte hero në finalen e Ligës së Evropës, Bayerni po tenton transferimin e tij
Lexo po ashtu
Ishte hero në finalen e Ligës së Evropës, Bayerni po tenton transferimin e tij
Atalanta është gati ta lejoj largimin e yllit kryesor të skuadrës, por vetëm nëse vije një ofertë prej 60 milionë eurosh në klub.
Lookman ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm ku e përfundoi me 45 ndeshje të zhvilluara dhe duke shënuar 17 gola e duke asistuar në 10 të tjerë.