Trajneri i njohur, Xhengis Rexhepi ka qenë i ftuari i radhës në emisionion “0Goli i Europianit” në “Open-TV”.
Trajneri tetovar ka analizuar dhe parashikuar ndeshjet e 1/8-së së finales në “EURO 2024”.
Sipas tij në 1/8-ën e finales po përballen favoritët me jofavoritët.
Rexhepi pohon se Spanja dhe Anglia nuk do ta kenë lehtë përballë Gjeorgjisë dhe Sllovakisë, por thotë se do të kalojnë në çerekfinale.
Trajneri Rexhepi s’e la pa e përmend edhe trajnerin e mirënjohur kosovar, Ismet Munishin, i cili njëherësh është edhe analist i rregullt i emisionit “Favoriti i Europianit”.
Ai tha se loja e Anglisë s’po i pëlqen përgjatë këtij kampionati.
“Loja e Anglisë në këtë kampionat ka qenë për të ardhur keq, s’po më pëlqen fare, se po bëhem si Ismet Munishi”.
Ismet Munishi përgjatë gjithë emisioneve të “Favoritit” në këtë kampionat europian ka qenë kundër lojës që Anglia ka zhvilluar nën drejtimin e Gareth Southgate, madje të cilin s’ka lënë ditë pa e ngacmuar.