E ardhmja e Alvaro Moratas vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Atletico Madrid apo do të largohet gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi spanjoll është në Euro 2024 me Kombëtaren e Spanjës, megjithatë nuk kanë munguar pyetjet në drejtim të tij sa i përket të ardhmes.
31-vjeçari ka një klauzolë largimi të ulët prej 15 milionë euro dhe shumë klube të mëdha janë vënë pas tij.
Vet Morata ka folur nga Gjermania, duke thënë se nuk e di ende nëse do të mbetet në kryeqytetin spanjoll apo do të largohet pas Evropianit.
“Nuk e di nëse do të qëndroj te Atletico. Ka shumë ndeshje që nuk i kam luajtur plotësisht. Jam mjaft i rritur sa nuk mund të jem një opsion i dytë. Dua të luaj dhe mbi të gjitha, ndihem i rëndësishëm vitin e kaluar, por nuk e nisa si titullar, por dua të ndihem i rëndësishëm”.
“Nuk ka nevojë që ‘Cholo’ të më shkruajë. Unë e njoh atë në mënyrë perfekte. Nëse nuk do të llogariste tek unë, do të më kishte thirrur”, tha Morata.
Roma, Milan, Juventus dhe Fenerbahce janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit spanjoll në afatin kalimtar veror.
Megjithatë vet Morata ka bërë të qartë se të ardhmen e tij do ta vendos vetëm pas Kampionatit Evropian.