Edin Dzeko do të largohet nga Fenerbahce vetëm pas një viti qëndrim në Stamboll.
Sulmuesi boshnjak nuk bënë pjesë në planet e Jose Mourinhos dhe largimi i tij nga Stambolli duket i pashmangshëm, përkundër se realizoi 25 gola dhe asistoi në 10 të tjerë.
38-vjeçari mund të bëjë një transferim befasues në Kroaci, ku Hajduku i Splitit i ka bërë një ofertë dhe po kërkon me çdo kusht transferimin e tij.
Hajduk dëshiron të sjellë Rakitic nga Arabia Saudite, por edhe Dzekon i cili gjithashtu ka një ofertë nga Lindja e Mesme dhe që Hajduku nuk i përballon dot.
Megjithatë, ai mund të luajë për faktin se pas 19 vitesh jashtë vendit, Dzeko është lodhur duke luajtur dhe jetuar larg shtëpisë.
Gjegjësisht, përveç faktit që në Split do të ishte shumë më afër vendlindjes së tij, Dzeko është i lidhur me Dalmacinë në jetë dhe biznes. Ai zotëron pasuri të paluajtshme dhe një restorant në Dubrovnik dhe Split.