Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tri raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24-orëve të fundit

Tri raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24-orëve të fundit

Në Policinë e Kosovës në 24 orëshin e fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Dy prej tyre janë raportuar në Prishtinë, ndërsa një tjetër në Skenderaj.

Lidhur me këto raste, dy persona me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë 29.06.2024 – 23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë 29.06.2024 – 00:30. Ankuesja femër shtetase e Malit të Zi, ka njoftuar se vajza e saj e moshës se mitur, e ka ofenduar dhe herë pas here e sulmon edhe fizikisht. Të dy palët janë intervistuar dhe me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE /LËNDIM I LEHTË TRUPOR

 

 

Skenderaj 29.06.2024 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.