Një person është arrestuar dje në Skenderaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shkruan Arbëria TV.
Policia ka bërë të ditur se viktima është shtetase e Kanadës, e cila për shkak të lëndimeve ka pranuar trajtim mjekësor.
Po ashtu, viktimës i është lëshuar edhe urdhër mbrojtës nga Policia.
“Skenderaj 29.06.2024 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./Arbëria TV/