Sadri Ramabaja është i ftuar në emisionin sportiv “Favorit” në T7 kushtuar Kampionatit Evropian.
Ai foli edhe për kandidaturën e Shqipërisë me Serbinë për Evropianin U21 të vitit 2027.
“Ngatërrimi në politikë e dëmton personalitetin e Dukës dhe federatën shqiptare, sepse ky organizim me Serbinë është i parakohshëm dhe është një kurth që ia ka bërë Serbia federatës shqiptare. Duke pretenduar ta tejkalojë Kosovën dhe duke e prezantuar Kosovën si problem”, tha Ramabaja.