Phil Foden dhe partnerja e tij Rebecca Cooke kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë.
Partnerja e tij 22-vjeçare solli në jetë një djalë, derisa lojtari i kombëtares angleze kishte qenë i pranishëm kur ajo kishte lindur, shkruan The Sun.
Foden, thuhet se u largua nga kampi anglez dhe fluturoi me aeroplan privat për në Mbretëri të Bashkuar për të qenë pranë partneres së tij në këtë moment të rëndësishëm.
Fillimisht u raportua se ai ishte largua nga kampi për një çështje të paspecifikuar familjare dhe më vonë u kuptua pse.
Por tani, Foden thuhet se do të kthehet nga Anglia në Gjermani përpara ndeshjes së të dielës kundër Sllovakisë.
Futbollisti anglez ka tashmë dy fëmijë me partneren e tij, Ronnie-n katër vjeç dhe True-n, një vjeç.
Në muajin prill, çifti njoftuan se janë në pritje të fëmijës tjetër.