Legjenda e Anglisë, Wayne Rooney me përvojën e tij e ka këshilluar Jude Bellingham që të qetësohet, pas paraqitjeve të tij frustruese në “EURO 2024”.
Në një kolumn për “The Times”, Wayne Rooney u rikthye në kohë të kartoni i tij i kuq në Kupën e Botës të vitit 2006.
Ai shkruajti aty për rëndësinë që Bellingham duhet të jetë i sigurtë që po ndërmerr vendime të mençura dhe mos të lejojë frustrimin të ndikojnë në gjykimin e tij të situatave.
Pasi fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e tij të parë me Real Madridin, Bellingham shënoi edhe golin e parë të Anglisë në “EURO 2024” ndaj Serbisë.
Por, në dy ndeshjet tjera të fazës së grupeve, Bellingham ishte vetëm hije e atij Bellinghamit të Real Madridit.
Rooney tha: “Tri ose katër herë në pjesën e parë ndaj Sllovenisë, ai nuk mund ta fshihte frustrimin e tij. Kthehej nga lojtarët dhe bënte me duar. Gjuha e trupit sikur ajo dërgon një mesazh te tifozët, bashkëlojtarët dhe te trajneri”.
Ai shtoi, duke thënë se Bellingham ia kujton veten.
“Ai më kujton vetën time në këto turne që dëshpërimisht dëshironi të bëni mirë. Në momente që ju e dini që ekipi mund të bëj më mirë, por këto të rikthehen mbrapa ty. Por mos bëj ndonjë budallallëk, Jude”, tha Rooney.
Anglia do të përballet me Sllovakinë në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të dielën mbrëma.
Në çerekfinale, në rast se Anglia kalon tutje, atëherë do të përballet me Italinë ose Zvicrën.