Kombinimi i ushqimit është një proçes artistik që ka marrë formë mijëra vite me parë, sidomos nga ata që praktikojnë mjekësinë natyrale që promovon ekuilibrin e mendjes dhe trupit nëpërmjet ushqyerjes, jogës dhe preparateve bimore
Kjo mjekësi është një nga më të lashtat dhe përqendrohet në besimin se shëndeti dhe mirëqenia varen nga një ekuilibër delikat mes shpirtit, trupit dhe mendjes.
Kombinimi i ushqimeve është një qasje e verifikuar e kësaj mjekësie jo tradicionale.
Sipas kësaj tradite, çdo ushqim ka një shije specifike, energji të nxehtë ose të ftohtë dhe një ndikim të veçantë pas tretjes.
Kombinimet e duhura të ushqimeve janë të një rëndësie të jashtëzakonshme, sepse nëse zgjidhni një përshtatje të gabuar të tyre do të përballeni me probleme me tretjen, fryrje e simptoma të tjera që mund të rezultojnë në disa sëmundje.
7 parimet e kombinimit të ushqimeve
1. Mos konsumoni ushqime me karbohidrate dhe acide në të njëjtiin vakt.
Kjo do të thotë që buka, patatet, bizelet, fasulet, bananet, hurmat dhe karbohidrate të tjera nuk duhet të konsumohen në të njëjtën kohë me limonin e verdhë, limonin jeshil, portokallet, qitron, ananasin, domaten apo fruta të tjerë të thartë. Domatet nuk duhet të kombinohen kurrë me ushqime me bazë niseshte. Thuajini lamtumirë makaronave me salcë domateje! Domatet mund të konsumohen me barishte dhe ushqime me yndyrna.
2. Mos konsumoni proteina të përqendruara dhe karbohidrate të përqendruara në të njëjtin vakt.
Kjo do të thotë që nuk duhet të hani arra, mish, vezë, djathë dhe ushqime të tjera me proteina në të njëjtin vakt me bukën, drithërat, patatet, frutat e ëmbla, kekun etj.
Tretja e karbohidrateve (niseshtes dhe sheqernave) dhe proteinave është një proçes kaq i ndryshëm nga njëri tjetri, saqë kur përzihen në stomak, mund të ndikojnë për keq tek tretja.
3. Mos konsumoni dy proteina të përqendruara në të njëjtin vakt.
Mos hani arrorë me mish, ose vezë me mish, ose djath me arrorë, ose djath me vezë në një vakt. Ndaj harrojeni omletën me vezë! Mos përdorni mishin me qumështin, vezën me qumështin apo arrorët me qumështin në të njëjtin vakt. Qumështi duhet konsumuar i vetëm. Rregulli kryesor është që në një vakt të konsumosh një proteinë të vetme, sepse dy proteina kërkojnë kohë të ndryshme tretjeje dhe rrjedhimisht shkaktojnë një barrë të rëndë për sistemin tretës
4. Mos konsumoni proteina me yndyrna
Kjo do të thotë që ju nuk duhet të përdorni krem, gjalpë, vaj me mishin, vezën, djathin dhe arrorët. Yndyrnat frenojnë gjendrat e stomakut dhe sekrecionin e lëngjeve të duhura për përpunimin e mishit, arrorëve, vezëve dhe proteinave të tjera.
5. Mos hani fruta me aciditet bashkë me proteina ose produkte me niseshte.
Portokallet, domatet, limonët, ananasi etj nuk duhet të hahen me mishin dhe vezët përveçse me yndyrnat e proteinave siç janë avokadot, djathi ose arrorët. Në përgjithësi, frutat duhen ngrënë veçmas, sepse treten për një kohë më të shkurtër dhe kombinimi me ushqime të rënda do të ç’orientojnë sistemin tretës. Ndaj harrojini drithërat me qumësht dhe lëng portokalli, sepse acidi shkatërron enzimat që nevojiten për të tretur niseshten, ndërsa qumështi pritet kur bie në kontakt me acidet.
Ndaj nëse dëshironi fruta ose lëng portokalli për mëngjës, hajini të paktën 30 minuta përpara vaktit kryesor.
6. Mos konsumoni niseshte dhe sheqerna së bashku
Reçeli, gjalpi i frutave, sheqeri, mjalti, shurupi etj në kombinim me bukën, kekun ose drithërat, patatet etj, ose sheqeri me drithërat do të shkaktojnë fermentim.
7. Mos konsumoni shalqinin me ushqime të tjera
Shalqini, pjepri dhe simotrat e tyre duhen konsumuar veçmas, për të njëjtën arsye se si të gjitha frutat edhe ato dekompozohen shpejt.
Së fundmi, kombinimi më i tmerrshëm sipas mjekësisë së lartpërmendur është ai i bananes me qumështin që besohet të formojë toksina. Nëse jeni dashamirës të lëngjeve që kanë këto përbërës atëherë zgjidhni një banana të pjekur mirë dhe shtoni cardamom ose arrëmyshk për të stimuluar tretjen./AgroWb.org