Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Katër hormonet e mbipeshës – Mësoni çrregullimet që dhjamosin organizmin

Katër hormonet e mbipeshës – Mësoni çrregullimet që dhjamosin organizmin

Pse ju hahet gjatë orëve të natës? A keni pyetur veten ndonjëherë pse keni uri për ushqim, të ëmbla dhe të kripura edhe pasi keni ngrënë një darkë të plotë

Nuk ka asnjë lidhje me mungesë vullneti, por është thjesht çështje biologjie. AgroWeb.org ju tregon se për të shmangur ngrënien në orët e vona, duhet të kuptoni çrregullimet e katër hormoneve të fuqishme të oreksit.

Insulina

Trupi juaj e prodhon këtë hormon për të përthithur sheqerin në organizëm. AgroWeb.org raporton se përdorimi i tepërt i sheqerit dhe i brumërave i ngre shumë lart nivelet e insulinës dhe më pas i rrëzon ato në mënyrë të menjëhershme.

Kjo ndodh edhe pas një darke të plotë ‘të shëndetshme’. Kur nivelet e insulinës bien, shtohet nevoja e trupit për të ëmbla të tjera që të ngrihet niveli i insulinës.

Leptina  

Funksioni i këtij hormoni është që të frenojë oreksin tuaj. AgroWeb.org raporton se ajo zakonisht i tregon trurit tuaj – “Unë jam i ngopur, nuk më duhet më ushqim”.

Leptina nuk do të funksionojë kur hani shumë sheqer, ushqime të përpunuara dhe brumëra.  Si rrjedhim, truri nuk e merr komandën e ngopjes.

Grelina

Grelina ose Ghrelin quhet ‘hormoni i urisë’. Ky hormon prodhohet në stomakun tuaj dhe ndihmon në rregullimin e oreksit.

Ajo thotë, ‘Unë duhet të ha, jam i uritur’. Ky hormon mund të arrijë nivele shumë të larta kur jeni pa gjumë ose kur nuk flini mirë gjatë natës.

Peptidi YY 

Peptidi është një hormon që prodhohet në zorrë nga organizmi njerëzor. Mesazhi që dërgon në tru thotë: ‘Unë jam ngopur, kam patur mjaft për të ngrënë, nuk më duhet më ushqim.

Nivelet e peptideve YY mund të bien shumë kur nuk merrni gjumë të mjaftueshëm. AgroWeb.org ju tregon se kjo sjell nevojën e pakontrolluar për të ngrënë dhe për të mos u ngopur.

Ndjeheni të stresuar?  

Kur të gjitha hormonet e mësipërme funksionojnë në mënyrë të parregullt, ju bëjnë të ndiheni të stresuar.

Kur kjo ndodh, çlirohet më shumë kortizol, i cili është hormoni i stresit. Ky hormon shton urinë tuaj dhe rrit prodhimin e insulinës në gjak.

Këshilla për të rregulluar katër hormonet e oreksit 

Hani ushqim të rregullt dhe përpiquni të mos anashkaloni kurrë mëngjesin.

Gjithmonë përfshini proteina në ushqimin tuaj. Përdorni mish pule, peshk, perime të gjelbëra dhe burime të shëndetshme të yndyrës me cilësi të lartë si arra, farëra, avokado dhe vaj ulliri.

Shmangni të gjitha pijet me sheqer, të nxehta ose të ftohta.  Shmangni prodhimet me gluten ose bulmetërat nëse nuk i toleroni ato.

Mundohuni të flini sa më mirë.

Trupi juaj nuk mund të djegë kaloritë shtesë, kështu që i ruan ato si dhjamë. Kjo mund të çojë në shtim të peshës dhe paradiabet./AgroWeb.org

Powered by WordPress