Misioni i fundit i Tom Cruise? Një udhëtim me helikopter me djalin e tij.
Ylli i ‘Misionit: Impossible’ dhe Connor Cruise u ulën me një heliport në Londër më 28 qershor.
Për daljen e tyre babë e bir, Tom veshi një bluzë gri, xhinse blu dhe një palë syze dielli. Ndërkohë, 29-vjeçari, të cilin ai dhe ish-partnerja Nicole Kidman e kanë së bashku me vajzën Isabella Cruise, 31 vjeçe, u shfaq me një kapele të zezë, bluzë sportive e pantallona blu.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Tom ishte në koncertin e Taylor Swift në stadiumin Wembley. Më 22 qershor, aktori u pa duke kërcyer në shfaqjen e këngëtares.