Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se edhe këtë verë Kosova i pret bashkatdhetarët krahë hapur e me zemrën plot.
Ai ka njoftuar se bashkatdhetarët që vijnë me automjete, nga e hëna mund të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Kurtit:
Të dashur bashkatdhetarë,
Si çdo verë, e përherë, Kosova ju pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot.
Ju që do të vini me automjete, nga e hëna mund të merrni falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj, në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse.
Mirë se vini në vendlindje!
Pushime të këndshme!