Meri Shehu ka ndarë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Meri u pyet për lidhjen e saj me detin, duke zbuluar se ka lindur në Vlorë.
“Po, unë kam lindur në Vlorë, detin e kam pjesë timen, por si të gjithë ne Akrepët, jemi pak tipa të çuditshëm. Kemi frikë nga thellësitë, nga dallgët, por notin e di perfekt. Zhytjet nuk i kam qejf. Ta dish që kokën nuk e kam zhytur asnjëherë”.
Gjithashtu, ajo zbuloi se ka jetuar shumë vite në Greqi dhe më pas u kthye në Shqipëri, sepse kështu ishte shkruar në yje.
“Unë, për kuriozitetin e të gjithëve, më kanë thënë mësuesit e mi të astrologjisë që duhet të kthehesha në Shqipëri. Ata morën një vendim duke parë edhe hartën time, ose natyrën time, dhe më thanë që ti duhet të ikësh atje. Ishte një vendim i përbashkët”.
“Më shumë kanë qenë ata iniciatorë që unë të rikthehesha në Shqipëri, pastaj edhe dëshira sepse kur je në një vend të huaj, sado-sado, të gjithë mund të ecin, mund të bëjnë biznese, mund të bëjnë prokopi themi ne nga jugu, por si vendi yt, pozicionin që mund të arrish dhe të perfeksionohesh, si vendi yt nuk ka. Rruga ime ka qenë sa e lehtë, edhe e vështirë”.
Mandej, ajo u shpreh se nuk ka qenë e lehtë për të që t’i rezistojë ekranit dhe medias, mirëpo ia ka dalë dhe hëpërhë është e kënaqur.