Policia raporton se dje ka ndodhur një rrahje mes disa personave në Lipjan.
Në raport thuhet se tre të mitur kanë sulmuar fizikisht një të mitur, të cilit i kanë shkaktuar lëndime.
I mituri i lënduar ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtjte.
“Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan 28.06.2024 – 10:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë- të mitur, nën dyshimin se të njëjtit, për motive të panjohura, e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar– i mitur, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24-orë.”