Policia ka arrestuar një të dyshuar i cili pas shqiptimit të gjobës për kundërvajtje ka ofenduar dhe fyer zyrtarët policerë.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Gjilanit, Prishtinë 28.06.2024 – 05:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie për shqiptimin e një gjobe për kundërvajtje në trafik, kishte ofenduar dhe fyer zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”