Ylli i popit, Dua Lipa, do të hapë natën e parë të një prej festivale më të mëdha të Britanisë së madhe, por edhe në Botë, Glastonbury Festival.
“Duhet të gjej një mënyrë për t’i bërë 150,000 njerëz të ndihen sikur janë në një klub të vogël nate”, u shpreh ajo e emocionuar.
Glastonbury është festivali më i madh që zhvillohet rregullisht çdo vit që nga viti 1960.
Këtë vit, do të ngrihen më shumë se 100 skena dhe do të mirëpresë 200 000 fansa gjatë fundjavës.
Çdo artist ëndërron që të paktën një herë në jetë të jetë ylli i Glastonbury dhe këtë vit i takon Dua Lipës.
Ylli ndërkombëtar ka punuar gjatë gjithë javës me stafin e saj për të nxjerrë një supershfaqje që po mbahet sekret nga fansat.
Kryesues të tjerë gjatë fundjavës përfshijnë edhe këngëtarët e njohur dhe grupet si; Coldplay, SZA dhe Shania Twain.