Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > 10 gjërat e çuditshme që ndalohen në Korenë e Veriut

10 gjërat e çuditshme që ndalohen në Korenë e Veriut

Në vendin komunist të Koresë së Veriut ndalohen disa gjëra që në vendet perëndimore janë të paimagjinueshme.

1- Të konsumosh alkool

Një oficer u ekzekutua në vitin 2013, për mungesë respekti ndaj Kim Jong-il pasi konsumoi alkool gjatë zisë 100-ditore

2- Të shohësh televizor

Vitin e fundit janë ekzekutuar 80 njerëz për shkak se kanë parë emisione televizive të Koresë së Jugut. Ekzekutimet janë parë nga 10 mijë njerëz, përfshirë dhe fëmijë.

3- Të drejtosh makinën

Vetëm zyrtarët shtetërorë lejohen të kenë një makinë. Vetëm 1 në 100 njerëz ka një makinë në Korenë e Veriut.

4- Të luash muzikë

Asnjë këngë perëndimore nuk lejohet të dëgjohet.

5- Të kesh kontakt me njerëz jashtë vendit

Të telefonosh dikë jashtë Koresë së Veriut mund të të kushtojë jetën. Në vitin 2007 një person u vra në stadium pasi bëri disa telefonata ndërkombëtare.

6- Të japësh mendim

Asnjë opinion nuk lejohet. Kushdo që kritikon regjimin dërgohen në kamp edukimi.

7- Të braktisësh vendin

As mos i mendoni pushimet në Korenë e Jugut.

8- Të besosh

Koreja e Veriut pretendon se ofron liri besimi, por një grua u ekzekutua pasi shpërndau librin e Biblës.

9- Të shohësh porno

Shikimi dhe shitja e pornografisë dënohet me vdekje.

10- Të jesh online

Koreja e Veriut nuk lejon përdorimin e internetit.