Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Verikoreani 22-vjeçar ekzekutohet në publik për dëgjimin e këngëve jugkoreane

Verikoreani 22-vjeçar ekzekutohet në publik për dëgjimin e këngëve jugkoreane

Një verikorean 22-vjeçar është ekzekutuar publikisht për shikimin dhe shpërndarjen e filmave dhe muzikës jugkoreane.

Ekzekutimi i tij ka shpërfaqur përpjekjet e Phenianit për të ndalimin e informacionit dhe kulturës së huaj.

Sipas dëshmive, i riu verikorean ishte ekzekutuar gjatë vitit 2022 sepse kishte dëgjuar 70 këngë jugkoreane, shikimin e tre filmave dhe shpërndarjen e tyre.

Me këto veprime ai ka shkelur katër ligje që ndalonin ideologjinë dhe kulturën reaksionare.

Raporti i publikuar nga The Guardian, shfaq përpjekjet e autoriteteve verikoreane që të kontrollojnë hyrjen e informacioneve të jashtme, sidomos ato që kanë cak të rinjtë.

Muzika e njohur K-pop është e ndaluar dhe cilësohet si ndikim “malinj” i kulturës perëndimore.