Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > “Xhaka ta drejtojë Zvicrën si lider ndaj Italisë” – Behrami dhe Xhemaili me fjalë të mëdha për kapitenin

“Xhaka ta drejtojë Zvicrën si lider ndaj Italisë” – Behrami dhe Xhemaili me fjalë të mëdha për kapitenin

Dy ish futbollistë të spikatur të Zvicrës, si Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli, kanë folur për ecurinë e helvetikëve në Euro 2024, duke besuar që mund ta kalojnë Italisë, ndërsa shpresa të mëdha kanë te Granit Xhaka, si lider i ekipit.

Behrami që llogaritet si legjendë e futbollit zviceran, e sheh ndeshjen mes Zvicrës dhe Italisë si 50-50, por në anën tjetër ka besim të plotë te “Helvetikët”.

“Do të jetë një luftë, do jetë një lojë e lartë taktikisht dhe për mua është 50:50. Italia nuk është favorit për mua, jo sepse i nënvlerësoj ata, por për shkak se kjo skuadër e Zvicrës më bën kaq të sigurt. Bazuar në performancën e treguar, ky ekip meriton të arrij diçka historike”.

“Tani është koha që lojtarët t’i tregojnë cilësitë e larta që kanë. Është një ndjenjë e mrekullueshme për të gjithë ata që mund të luajnë në Stadiumin Olimpik të Berlinit. Granit Xhaka dhe Manuel Akanji duhet t’i udhëheqin lojtarët e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Valon Behrami në një intervistë për mediat zvicerane.

Në anën tjetër, i intervistuar nga “Corriere della Sera”, Blerim Xhemaili foli për Zvicrën, duke e quajtur Xhakën lider absolut.

“Zvicra di si të mbrohet dhe të dalë në kundërsulm, por edhe ta kontrollojë topin me Freulerin dhe Xhakën, që është lideri absolut. Më ka befasuar Ndoye në këtë Euro 2024. Ai po bën gjëra që askush nuk i priste. Ky lojtar, gjithashtu ka shënuar dhe kjo i jep më shumë besim”, deklaroi Xhemajli.

Sukseset e Zvicrës kanë ardhur pasi në ekipi erdhën emra si Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli fillimisht, pastaj edhe Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Powered by WordPress