Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Not kundër celulitit, të rinjtë rusë e ushtrojnë në ujëra të akullta

Not kundër celulitit, të rinjtë rusë e ushtrojnë në ujëra të akullta

Noti në ujëra të akullta është njëhësuar për një kohë të gjatë me moshat më të thyera, por ai po preferohet gjithmonë e më shumë edhe nga të rinjtë ruse.

Anëtaret e klubit “Valruset e kryeqytetit” i kanë dhënë këtij sporti një imazh krejt të ri. Sipas tyre, të notosh në ujëra të tilla bën shumë mirë për shëndetin, e madje një nga vajzat e klubit, Viktoria Tsuranova, betohet se ndihmon shumë edhe me celulitin.

“Që kur kam filluar notin në ujë të ftohtë, këtë sezon dhe atë paraardhës, nuk jam sëmurur as edhe një herë të vetme. Tani, nuk di ta them me siguri nëse është pasoje direkte e këtij aktiviteti, por unë ndihëm shumë mirë prej tij, e përvec kësaj, është I jashtëzakonshëm për të luftuar depozitimin e dhjamit”, tha Viktoria Tsuranova.

Ujërat në të cilat zhyten të rinjtë shkojnë nga zero deri në minus katër gradë Celsius. Federata ruse e notit dimëror, me seli në qytetin siberian te Tjumenitt, rreshton një listë të gjatë përfitimesh prej tij, përfshirë edhe të mirat që i sjell lëkurës.

Por ajo këshillon gjithashtu të bëhet kujdes, sepse personat që kanë probleme me zemrën apo me frymëmarrjen, nuk duhet ta provojnë.

Powered by WordPress