Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti, këtë pasdite në Prishtinë, shkruan Arbëria TV.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi”, ku janë përfshirë tri vetura.
Lajmin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Gazmemd Zajmi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura ndërkaq tre përsona kanë marrë lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka potencuar ai./Arbëria TV/