Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ISP Broadcast i reagon Xhemajl Rexhës dhe Flutura Kusarit: Këta dy persona dhe KPM-ja…

ISP Broadcast i reagon Xhemajl Rexhës dhe Flutura Kusarit: Këta dy persona dhe KPM-ja…

Kompania “ISP Broadcast” përmes një postimi në facebook ka bërë një reagim publik kundrejt kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve, Xhemajl Rexhës dhe juristes së medies, Flutura Kusarit.

Në reagim thuhet se asgjë nuk e ka dëmtuar më shumë misionin, qëllimin dhe pavarësinë e mediave në Republikën e Kosovës, se sa përfaqësimi jo adekuat, i njëanshëm dhe jo profesional.

Duke cituar postulatin e gazetës së njohur Wsshington Post se “demokracitë vdes në errësirë”, kompania ka thënë se nëse ka dikush që i ka kontribuar kësaj klime të errët në tregun medial të Kosovës, janë pikërisht dy personat e apostrofuar.

“Me këtë rast, si znj F.Kusari ashtu z. XH.Rexha, mund të flasin në mbrojte të kompanive që u kanë shërbyer ndër vite, por jo në emër të të gjitha mediave në vendin tonë. Dhe atë veçanërisht nuk kanë të drejtë të flasin nën emrin e ISP BROADCAST, si një kompani me 28 kanale të licencuara nga KPM-ja. Sepse janë të njëjtit që me një qasje tërësisht të pa balancuar dhe të dyshimtë, asnjëherë nuk i kanë adresuar si duhet dhe në përputhje me parimet pluralizmit demokratik, shqetësimet e të gjithë operatorëve medial në tregun e Kosovës”, thuhet në reagimin e “ISP Broadcast”.

Mes tjerash, në reagim poashtu thuhet se Komisioni i Pavarur i mediave është institucion i kapur.

“Ky mekanizëm tashmë është i varur deri në palcë. Është i njëjti trup i cili ndaj ankesave të kompanive të caktuara merr vendime brenda 24 orëve, kurse ankesat e ISP BROADCAST presin në sirtarët e këtij institucioni që nga viti 2021, pa asnjë përgjigje”, thuhet në postim.

Postimi i plotë: