Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dimal Basha pretendon se Lista Serbe e Milan Radoiçiq kanë video-incizime me ish-pushtetarët

Dimal Basha pretendon se Lista Serbe e Milan Radoiçiq kanë video-incizime me ish-pushtetarët

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka thënë se Lista Serbe dhe Milan Radoiçiq kanë video-incizime me politikanët kosovarë të opozitës sa kanë qenë në pushtet.

“ Cka ta merr mendja që një qytetar i Kosovës nuk medon që Lista Serbe e Radojciqi nuk ka incizime e video me ta. Cka po ta merr mendja? Po ja lëmë qytetarëve.”, tha Basha në DPT te Fidani.

Kur u pyet për audio-incizimet e publikuara në media ku shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila bisedon në telefon me kriminelin Milan Radojçiq, Basha tha se Albin Kurti e ka ndejkur nga Kosova Radoiçiqin.

“Për qata nuk lëshon pe Albin Kurti ta ndejk Radiciqin. A me ba mu kthy këta…”, tha ai.