Ferizaj ka nënshkruar me mesfushorin Florent Avdyli, i cili së fundmi luajti me sukses te Feronikeli 74.
Mesfushori më parë ka luajtur për Prishtinën, Malishevën, Drenicën, Lirinë, Trepçën dhe Fushë Kosovën.
“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se mesfushori, Florent Avdyli, nga sot është lojtari më i ri i klubit tonë”.
“”Fllaki”, që së fundmi ka luajtur në Superligë me Ferronikelin, ishte një nga lojtarët më të dalluar të sezonit të kaluar.
Ai më herët ka luajtur në KF Teuta, me që rast është shpallur kampion i Shqipërisë me skuadrën nga Durrësi në sezonin 2020/21”.
“Kurse në Kosovë është paraqitur me Prishtinën, Malishevën, Drenicën, Lirinë, Trepçën dhe Fushë Kosovën. Florenti është lojtar që e pëlqen të sulmojë zonën e kundërshtarit, majtak me vizion dhe goditje të fuqishme”.
“FC Ferizaj beson se përvoja e tij do të jetë armë shtesë e jona në Superligë”, thuhet në faqen zyrtare të klubit ferizajas.