Senad Kuçi është emëruar nënkryetar për komunitete në Komunën e Zveçanit.
Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar Kryetari i Komunës, Ilir Peci.
Senad Kuçi është emëruar në vend të Natasha Tomaniq, e cila është shkarkuar muajin e kaluar.
“19 asamblistë janë gjithsej. Njëri nuk ka qenë prezent. 18 kanë votuar pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim”, ka thënë Peci.
Ai shtoi se Kuçi i përket komunitetit boshnjak.
Më 30.05.2024 ishte shkarkuar nënkryetarja e Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq./Kallxo.com