Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Dialogu Kosovë-Serbi dhe kushtet e Kurtit, analisti: Një teatër ku po aktrojnë të dyja palët për arsye të ndryshme

Dialogu Kosovë-Serbi dhe kushtet e Kurtit, analisti: Një teatër ku po aktrojnë të dyja palët për arsye të ndryshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në raport me dialogun Kosovë-Serbi në vazhdëimsi ka qenë kërkues dhe jo i mjaftueshëm në raport me atë që është ofruar nga bisedimet.

Shumë kohë më parë, në kohën kur Kurti ishte në opozitë thirrja e tij ishte kundër dialogut me Serbinë, pa njohje të pavarësisë së Kosovës, shkruan TV Arbëria.

Kur Kurti erdhi në pushtet filloi me kushte tjera rreth dialogut, ato ishin: Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, deklarata e përbashkët e paqes me zotim për mos-sulmim, , si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave.

Pavarësisht këtyre kërkesave të pazbatuara, bisedimet me Serbinë kanë vazhduar dhe po vazhdojnë edhe tani.

Ndërkohë kërkesat më të fundit të kryeministrit Kurti rreth dialogut me Serbinë janë formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023, dhe e treta, dorëzimi i Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet gjyqësore të Kosovës.

Rreth kësaj teme ka folur analisti politik, Shemsi Jashari, i cili thotë se këto kushte të Kurtit rreth dialogut janë të drejta por të pazbatueshme.

Sipas tij nuk është hera e parë që Kurti vendos kushte, dhe thotë që këto kërkesa asnjëherë nuk janë zbatuar.

“Kushtet e kryeministrit Kurti për vazhdimin e dialogut me Sërbinë, ndonëse logjikisht kushte të drejta në realitet janë të pa zbatueshme dhe si rrjedhojë janë një metodë e përdorur tashmë për të prolonguar përparimin në dialog.

Nuk është hera e parë që z.Kurti vendosë kushte por asnjëherë nuk janë realizuar ato. Kushtet duhet të vendosen kur ke fuqi për të zbtuar ato. z.Kurti dhe Kosova nuk e ka fuqinë e imponimit të agjendës së dialogut prandaj, përveç një veprimi për të ushqyer elektoratin brenda vendit asnjë efekt pozitiv nuk e kanë”, ka thënë Jashari në një përgjigje për TV Arbëria.

Analisti thekson se në të kaluarën si rezultat i kushteve të vendosura Kosova ka pasur pasoja në disa aspekte.

“Në të kaluarën kushtet e vendosura jo që janë harruar por përkundrazi kemi pasur pasoja në raportet me miqt ndërkombëtar dhe z.Kurti ka vazhduar të takohet dhe të bëjë marrëveshje me z.Vuçiq”, thotë Jashari.

Ndër të tjera Jaahri potencon se nuk ka vullnet nga asnjë palë që ketë ndonjë rezultat nga bisedimet, dhe thekson se kjo po i konvenon Serbisë, në anën tjetër thotë se dhe Kurti nuk dëshiron të bëjë asnjë veprim para zgjedhjeve nacionale.

“Asnjëra palë nuk është e intersuar për të implementuar marrveshjet e arritura, Serbia pasi ka interest ë mbaj peng zhvillimin e Kosovës dhe pret rrethana gjeopolitike më të faovrshme për Serbinë, ndërsa z.Kurti asnjë veprim nuk deshiron ta bëjë para zgjedhjeve nacionale që tashmë pas disa muajve do të mbahen”, ka thënë analisti.

“Thejsht është një teatër ku po aktrojnë të dyja palët për arsye të ndryshme”, ka potencuar analisti për TV Arbëria.

Lexo edhe:

Plasticiteti i kushteve të Kurtit për dialog?

Powered by WordPress