Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 goditi brigjet e Perusë jugore gjatë natës të së premtes në një thellësi prej 28 kilometrash sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGC).
Tërmeti goditi 8 kilometra në perëndim të Atiquipa, rreth 600 kilometra në jug të kryeqytetit Lima.
Tërmeti është ndjerë deri në kryeqytet. Videoja e postuar në mediat sociale tregon llambat që lëkunden brenda shtëpive në Lima, shkruan CNN.
Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit (PTWC) fillimisht lëshoi një paralajmërim alarmi për valët “të mundshme” të cunamit që arrinin deri në 1 deri në 3 metra përgjatë disa zonave bregdetare në Peru. Por më vonë ai hoqi alarmin, duke thënë se nuk kishte paralajmërim, këshillim apo kërcënim për cunam