Këtë të premte u mbajte protesta e 14-të e organizuar nga Aleanca për Teatrin dhe opozita para Bashkisë së Tiranës.
Ashtu si edhe herë të tjera protestuesit, veç pankartave me shkrime të ndryshme kanë marrë me vete edhe goma makinash, të cilave më vonë u është vënë zjarri.
Një incident ka ndodhur gjatë protestës flakët e zjarrit aksidentalisht kanë përfshirë edhe sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Ervin Minarolli.
Ka qenë ndërhyrja e protestuesve që bën të mundur që ai t’i shpëtojë flakëve. Ai ka hequr menjëherë këmishën, për të shpëtuar nga flakët.
Bëhet e ditur se Minarolli nuk ka pësuar dëmtime nga incidenti.
Protestat para bashkisë kanë nisur pas arrestimeve të disa zyrave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.