Borrell deklaroi të mërkurën se Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh dhe se gjatë takimeve dypalëshe, paraqiti tri kushte për angazhimin e mëtejmë në procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë.

“Si zakonisht, diskutimet ishin të vështira dhe në fund nuk pati takim trepalësh. Kosova nuk ishte e gatshme për një takim të tillë, Serbia ishteFatkeqësisht kushtëzimi i zbatimit nuk lejoi që diskutimet të përqendroheshin në veprime konkrete të zbatimit nga palët”. – tha Borrell.

“Tani u takon palëve të tregojnë konstruktivitet dhe të mundësojnë që procesi të lëvizë përpara. Kjo është në interesin e tyre dhe është në interesin e aspiratave të tyre për integrim evropian”, tha Borrell

Borrell po ashtu konfirmoi se Lajçak do të presë në takim kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme për të vazhduar diskutimet për planin e zbatimit të Marrëveshjes, por edhe për çështje të tjera të dialogut.

Tri kushtet e Kurtit janë formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë të shteteve, tërheqja e letrës zyrtare e dorëzuar në BE nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor 2023, si dhe dorëzimi i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist tek autoritetet e Kosovës.

Takimi i fundit trepalësh mes Kurtit e Vuçiqit me ndërmjetësit evropianë ishte mbajtur në shtator të vitit të kaluar, para Banjskës.