Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kanë përfituar afër 40 milionë euro nga marrëveshja e projekteve “Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.
Në ceremoninë e nënshkruar të premten, është thënë se këto projekte kapin vlerën 37.2 milionë euro dhe 2 milionë dollarë amerikan financim në formë granti.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka theksuar se projekti i parë ka për qëllim përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore publike përmes blerjes së pajisjeve për IKSHPK dhe SHSKUK.
Ndërsa, projekti i dyte ka për qëllim rritjen e cilësisë së edukimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme.
“Listës së nismave e projekteve që po i zbatojmë aktualisht e që për theks kanë mbështetjen për qytetarët tanë sot po i shtohen edhe dy projekte me tri marrëveshje të reja që kanë për synim përmirësimin e ofrimit shërbimeve thelbësore shëndetësore publike dhe atyre të edukimit të hershem. Këto marrëveshje në total kapin vlerën 37.2 milion euro dhe 2 milion dollar amerikan financim në formë granti prej të cilave 18.6 milionë euro janë kredi për financimin e projekti Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë” si dhe 18.6 milion euro kredi e 2 milion grand për “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me këto projekti MSh-ja ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspert ndërkombëtar dhe lokal, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative.
“Sot si rezultat i bashkëpunimit nëpërmjet Bankës Botërore dhe Ministrinë e Financave, qytetarët e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor përfitojnë nga shumë projekte të një rëndësie të veçantë. Shërbimet në institucionet shëndetësore përmes këtyre projekteve janë digjitalizuar një pjesë e madhe e këtyre shërbimeve shumë të rëndësishme që kanë impakt direkt në cilësinë e këtyre shërbimeve si dhe drejt rrugës së digjitalizimit të plotë dhe ndërtimit të sistemit informativ shëndetësor. Përmes këtij projekti MSh ka mundësuar ekspertizë profesionale nga ekspert ndërkombëtar dhe lokal, në hartimin e ligjeve, shëndetësi, komunikim, por edhe asistencë administrative. MSh dhe qeveria tani janë duke punuar në një strategji për e-shëndetësinë”, ka thënë Vitia, transmeton EO.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se Këto marrëveshje paraqesin një hap të rëndësishme përpara në zhvillimin e sistemit tonë arsimor, forcimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e kujdesit për fëmijët.
Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Massimiliano Paolucci, ka thënë se me këto projekte synohet të përmirësohet shkollimi i fëmijërisë së hershme. /RTV Dukagjini