Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Metoda më e lehtë dhe më e sigurt për heqjen e dyllit në vesh

Metoda më e lehtë dhe më e sigurt për heqjen e dyllit në vesh

Dylli është substancë që në mënyrë natyrale gjendet në brendësi të veshit dhe e mbron atë nga bakteret dhe grimcat apo organizmat tjerë që mund ta dëmtojnë këtë zonë delikate.

Rrjedhimisht, dylli vepron si lubrifikues natyral për veshin dhe kanalin e veshit. Por, shpeshherë akumulohet në sasi të mëdha – sasi të cilat shkaktojnë mungesë komforti, rritim, marramendje, probleme me dëgjim etj.

Pra, kjo është koha kur duhet t’i pastroni veshët dhe ta largoni dyllin e tepërt.

Por, për ta bërë këtë, duhet shumë kujdes. Heqja e dyllit me shkopinj pambuku mund ta dëmtojë veshin më shumë sesa që bën mirë.

Ekspertët shëndetësorë tregojnë se metoda e lartcekur për heqjen e dyllit e dëmton timpanin e veshit dhe mund të shkaktojë probleme me dëgjim në të ardhmen.

Prandaj, është mirë që heqjen e dyllit të tepërt nga veshi ta bëni përmes metodave më të lehta, e që në këtë artikull do t’jua prezantojmë një metodë të lehtë natyrale.

Përbërësit: Një lugë gjelle kripë në një gjysmë gote ujë (100 ml).

Krejt çfarë duhet të bëni është ta hidhni kripën në gotën e mbushur me ujë dhe ta futni në të një copë pambuku. Pastaj, pambukun e afroni afër veshit dhe i shtrydhni disa pika të bien në vesh.

Kërceni duke e mbajtur kokën në njërën anë dhe e mbani kokën në pozitë që lëngu të penetroj në kanalin e veshit dhe ta zbutë dyllin.

Pas kësaj e mbani kokën në anën tjetër dhe e përdorni një letër higjienike për ta hequr dyllin.

Powered by WordPress