114 paketime të barnave të ndryshme janë konfiskuar të enjten në tri barnatore në Pejë.
I dyshuari i cili është pronar i të tri barnatoreve, është liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit, tha policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Në bazë të urdhëresës së gjykatës kompetente, njësitet policore në koordinim me inspektorët farmaceutik, kanë kontrolluar tri barnatore në tri lokacione-pronë e të dyshuarit kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur e konfiskuar 144-paketime të barnave të ndryshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.