Fetahu, i cili e ka përgatitur lenden në fjalë, ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar përpjekjet e dëshpëruara të pushtetit për kapjen e tërësishme të administratës shtetërore.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qeveria aktuale është shkelëse recidiviste e Kushtetutës.
“Sot tetë muaj pas, Gjykata Kushtetuese konfirmoi të gjitha pretendimet e ngritura në Ligjin për Këshillin Pavarur Mbikeqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Përpjekjet e dëshpëruara të pushtetit për kapjen e tërësishme të administratës shtetërore u rrëzuan. S’kishte si të ndodhte ndryshe sepse mendësia qeverisëse e kapjes dhe kontrollit absolut nuk mund të kaloj në sistemin e vlerave tona demokratike. Një leksion i merituar për shkelësit recidivist të Kushtetutës!”, ka shkruar Fetahu.