Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dimal Basha s’ndalet, vazhdon sulmet në Facebook ndaj mediave dhe Flutura Kusarit

Dimal Basha s’ndalet, vazhdon sulmet në Facebook ndaj mediave dhe Flutura Kusarit

Dimal Basha ka vazhduar sulmet në drejtim të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, të cilët e quajtën “sulm të papranueshëm ndaj lirisë së medieve dhe pluralizimit medial në Kosovë”, deklaratën e deputetit të VV-së mëngjesin e sotëm, lidhur me projektligjin për KPM-në, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në vazhdën e sulmeve që bëri në mëngjes, s’kanë munguar edhe ato në drejtim të juristes së medias, Flutura Kusarit e të cilat kanë vazhduar edhe pasditen e sotme.

Tani, deputeti i VV-së pretendon e s’ka thënë diçka të pavërtetë dhe se argumentet e tij qëndrojnë.

“Rrëzik ka qenë kur pushtetet e kaluara kanë nda mjete për medie duke i falimentu Ndërrmarrjet Publike, dhe rrëzik sot është shpifja dhe manipulimi që e bëjnë plotë media në emër të lirisë së mediave, përfshi znj. Kusari”, shkruan mes tjerash Basha i VV-së.

“AGK prapë i paska kualifiku qëndrimet e mia si “të papranueshme dhe të rrezikshme…”

Mirë boll, veç tregoni ku kam thënë diçka të pavërtetë? Ja deklaratat e mia më poshtë:

📍“Kjo qeveri është e vetmja qeveri që ua ka ndalë komplet tagjinë dh asnjë cent nuk iu shkon më mediave. Kështu që, me dashtë me i kap kish vazhdu avazin e vjetër. Por, ndryshimi tregon se ne nuk jemi të asaj rruge dhe nuk kemi synim me kap”, ka thënë Basha.

📍“Ka rëndësi edhe kanihere kush fol. Për shembull e kemi Flutura Kusarin që del dhe do me ta diktu komplet Kuvendin e Kosovës qysh me bo ti një ligj për KPM-në, kur e njëjta në emër të lirisë së mediave del dhe i mbron Devollët në rrugë. Në emër të lirisë së mediave nuk mund me e mbrojt lirinë e oligarkëve , por as me e zhvat këtë Republikë”, ka thënë Basha.

Çka ka t’pavërtetë këtu? Të dy argumentet lartë qëndrojnë, prandaj derisa nuk keni argument ndryshe, veç rrini duke u mospajtu, por rrëzik nuk ka!

Rrëzik ka qenë kur pushtetet e kaluara kanë nda mjete për medie duke i falimentu Ndërrmarrjet Publike, dhe rrëzik sot është shpifja dhe manipulimi që e bëjnë plotë media në emër të lirisë së mediave, përfshi znj. Kusari”, thuhet në reagimin e tij.

“Kjo qeveri është e vetmja qeveri që ua ka ndalë komplet tagjinë dhe asnjë cent nuk iu shkon më mediave. Kështu që, me dashtë me i kap kish vazhdu avazin e vjetër. Por, ndryshimi tregon se ne nuk jemi të asaj rruge dhe nuk kemi synim me kap”, kishte thënë sot deputeti i VV-së.

Deklaratë kjo e cila u dënuar ashpër nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Basha kishte përmendur këtu edhe jursiten Flutura Kusari.

“Ka rëndësi edhe kanihere kush fol. Për shembull e kemi Flutura Kusarin që del dhe do me ta diktu komplet Kuvendin e Kosovës qysh me bo ti një ligj për KPM-në, kur e njëjta në emër të lirisë së mediave del dhe i mbron Devollët në rrugë. Në emër të lirisë së mediave nuk mund me e mbrojt lirinë e oligarkëve , por as me e zhvat këtë Republikë”, kishte thënë deputeti i VV-së.

Sipas AGK-së, sulmi ndaj zonjës Kusari është sulm i papranueshëm, i rrezikshëm dhe me bazë gjinore.