Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania 3, Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi, po shijojnë pushimet e para bashkë.

Çifti, i krijuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si destinacion ka zgjedhur Turqinë.

Ata kanë bërë të ditur se ndodhen në Bodrum, në pushimet e para pas mbarimit të këtij reality shou.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja kanë vazhduar të argëtohen e të shijojnë më shumë romancën në privatësi.

Edhe pse nuk iu besua lidhja e tyre dhe u tha se e kanë bërë vetëm për lojë, e kanë dëshmuar tashmë këtë me prezencën e njëri-tjetrit në çdo hap.

 

Në këtë Big Brother 3 veç tyre janë krijuar edhe çifte të tjera si Romeo dhe Heidi.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se si do të shkojë kjo romancë dhe nëse do të ndërmarrin hapa të tjerë.

Powered by WordPress