Partia Austriake e Lirisë ose ndryshe si “The Austrian Freedom Party” (FPÖ), partia lider në zgjedhjet e fundit të BE-së, ka dorëzuar një projekt-rezolutë në Parlamentin austriak duke kërkuar që Parlamenti të deklarohet kundër njohjes së Kosovës, transmeton Arbëria TV.
“Kosova” ishte pjesë e Serbisë dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare u nda nga Serbia përmes bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Deri më sot, shumica e vendeve nuk e kanë njohur atë si të pavarur. Duke njohur të ashtuquajturën Kosovën, SHBA-të dhe Evropën, këto vende jo vetëm që kanë shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, por edhe Rezolutën 1244 të OKB-së, e cila garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”. – Ky theks është nënvizuar në projekt-rezolutën e dorëzuar.
FPÖ fitoi zgjedhjet e qershorit për BE dhe kryeson në sondazhe përpara zgjedhjeve legjislative të Austrisë të 29 shtatorit 2024.
Ndërkaq filozofi i njohur Afrim Kasolli e ka komentuar këtë çështje kohë më parë për Arbëria TV.
Duke thënë se rezultatet pozitive të partive djathtiste do të shtojnë frymën armiqësore nga vendet e Bashkimit Evropian tek Kosova
“Pjesë e këtij aranzhimi pa dyshim se do të jetë edhe fati i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimi i marrëveshjeve për normalizimin e dy vendeve të dakorduara sipas planit franko-gjerman.
Mirëpo, shtrohet pyetja se nga kjo zvarritje a do të mund të komplikohet edhe më tej pozicioni ndërkombëtar i Kosovës, pas përfundimit të këtyre proceseve të sipër-cekura. Sepse sipas të gjitha të dhënave të hulumtimeve të opinionit publik, partitë e së djathtës ekstreme do të shënojnë një rritje të ndjeshme elektorale në këto zgjedhje. Rezultate të tilla po ashtu vetëm sa do ta shtonin klimën armiqësore në kundër të institucioneve të BE-së kundër Kosovës”, shkroi Kasolli./Arbëria TV